Haxhinasto tur në Azinë e Largët

Këtë e dëshmojnë edhe vizitat e ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ku sot u nis në një tur vizitash zyrtare në Singapor, Brunei dhe Tajlandë.
Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, kjo vizitë do t’i shërbejë zgjerimit të marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me këto shtete, vendosjes së kontakteve midis vendeve dhe popujve të këtij rajoni dhe inkurajimit të marrëdhënieve ekonomiko- tregtare. Bisedimet që do të zhvillojë ministri Haxhinasto me homologët e tij, si dhe takimet me zyrtarët e tjerë më të lartë të këtyre vendeve, do të fokusohen në rritjen e dialogut të mëtejshëm politik, për t’i vendosur marrëdhëniet e deritanishme të Republikës së Shqipërisë me këto shtete në një stad të ri, si dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm institucional me to.
Bashkëpunimi ekonomik do të jetë në qendër të këtyre bisedimeve, ku do të shkëmbehen informacione dhe do të shqyrtohen mundësitë e adoptimit të praktikave më të mira nga përvojat përkatëse. Duke bërë të njohur performancën e ekonomisë shqiptare, klimën inkurajuese të investimeve për kompanitë e këtyre vendeve, Haxhinasto do të ndalet në mundësitë e investitorëve të tyre për të investuar sidomos në fushën e infrastrukturës, energjetikës, turizmit, etj.
Gjatë vizitave në Singapor, Brunei dhe Tajlandë, ku të tre vendet nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të ndalet në mundësitë e njohjes së saj nga këto vende, në zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duke i njohur gjithashtu me kontributin konkret të shtetit të pavarur të Kosovës dhe institucionet e tij legjitime e funksionale në stabilizimin dhe bashkëjetesën në rajon. /Start/
2012-03-05 16:31