Trafiku i femrave, arrestohen 6 persona
15/03/2011 Kakavijë, kapen me një 20-vjeçare, gjendet dhe një 17-vjeçare e izoluar
E implikuar një grua, i mbante si mike vajzat e reja, i njihte me miqtë e saj
FIER- Goditet një grup kriminal me qëllim trafikimin e femrave. Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së qarkut Fier ditën e sotme. Blutë kanë deklaruar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në një aferë për trafikimin e femrave me qëllim prostitucioni. Mësohet gjithashtu se në mes tyre ka qenë përfshirë edhe një grua 41 vjeçe. Operacioni i koduar “Kufiri i fundit”, i organizuar nga Drejtoria e Policisë së Fierit, Prokuroria e rrethit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda çoi në arrestimin në flagrancë të 6 personave, të cilët rezultojnë se janë nga Fieri dhe Vlora. Ata janë Mikel F., 31 vjeç, banues në fshatin Bocovë, Martin O., 28 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier, i dënuar me parë për armëmbajtje pa leje, shtetasja me inicialet T.L., 41 vjeç, banuese në Fier, Virjon M., 32 vjeç, Arben V., 47 vjeç, si dhe A.L 17 vjeç, banues në Fier. Në bashkëpunim me njeri-tjetrin ata rekrutonin femra për qëllim trafikimin e tyre në shtetin grek. Blutë citojnë se konkretisht më datën 13 janar të vitit 2011 rreth orës 21.00, pasi kanë bërë dhe praktikën për kalimin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e lartpërmendura në portën hyrëse për në shtetin grek ku shtetasi Mikel F. po trafikonte një 20-vjeçare me iniciale E.D. Por sipas burimeve të brendshme të policisë, mësohet se operacioni u mbajt sekret me qëllim që të gjendeshin të gjithë anëtarët, të cilët u shoqëruan pak nga pak. Kështu në vijim të këtij operacioni që zë fill qysh prej kësaj kohe, është ushtruar kontroll në banesën e shtetases me inicialet T.L ku është gjetur e izoluar një 17-vjeçare me inicialet D.K, ndërsa në banesën e shtetasit Martin Osmani u gjet e izoluar shtetasja 20-vjeçare E.D. Ndërkohë policia citoi në një konferencë për shtyp se në banesat e këtyre shtetasve, të cilët nxorën emrat e njëri-tjetrit si të implikuar në këtë vepër kriminale, u gjetën edhe sasi armësh dh municionesh. Burimet nga grupe hetimore tregojnë se boshti i të gjithë rrjetit bëhej 41-vjeçarja. Kjo e fundit banuese në qytetin e Fierit, arrinte që të mbante si mike vajzat e reja, të cilat më pas i njihte me “miqtë” e saj. Këta të fundit mësohet se u premtonin vajzave dashuri. Madje po sipas të njëjtëve burimeve, vajzat nuk kanë qenë në dijeni të asaj çka po ndodhte me jetën e tyre. Ato deri në ato momente kanë bërë jetë të qetë përkrah partnerëve të tyre. Megjithëse policia e ka konsideruar të përfunduar këtë operacion, ata do të marrin në pyetje sërish të arrestuarit, si dhe vajzat-viktima, me qëllim që të ballafaqojnë faktet dhe deklarimet e tyre. A. Damini