E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", OSBE-ODIHR: Kuvendi te shtyje miratimin

OSBE dhe ODIHR nxisin konsultime me te gjera per projektligjin "Per Pastertine e Figures se Zyrtareve", duke i kerkuar Kuvendit qe te shtyje miratimin e ketij drafti te shume diskutuar.

"Per kete projektligj duhet te kete nje konsensus sa me te gjere, nderkohe qe drafti i paraqitur ka implikime serioze kushtetuese dhe politike", thuhet ne deklaraten per shtyp te OSBE-ODIHR.

Misioni thekson se eshte i gatshem qe te jape asistencen me ekspertet e vet, nese kerkohet.

Nje dite me pare kryeministri Berisha u duk i vendosur qe ta miratoje ne seancen plenare te pasdites se sotme, madje edhe pa votat e socialisteve, projektligjin per hapjen e dosjeve.

Projektligji i hartuar nga maxhoranca ka marre veretje edhe nga Washintoni, i cili e ka konsideruar draftin me probleme kushtetuese.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›