E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Shtyllat e Krijimit”, teleskopi hapësinor James Webb kap imazhe befasuese

Teleskopi hapësinor James Webb ka marrë imazhe befasuese të të ashtuquajturave “Shtyllat e Krijimit”. Ato janë re të dendura gazi dhe pluhuri ndëryjor të ftohtë, ku formohen yje të rinj. Imazhi i ri i Webb-it fokusohet në Mjegullnajën masive të Shqiponjës 6500 vite dritë nga Toka.

Shtyllat e Krijimit u fotografuan për herë të parë nga Teleskopi Hapësinor Hubble në 1995 dhe përsëri në 2015.

Krahasuar me Teleskopin Hapësinor Hubble, pasqyra e të cilit është 2.4 metra në diametër, pasqyra e James Webb është 6.5 metra në diametër dhe përbëhet nga tetëmbëdhjetë seksione gjashtëkëndore të veshura me ar, për këtë arsye imazhet janë shumë më cilësore./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›