E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyp te moshuaren, arratiset shoferi

ELBASAN- Zhduket shoferi pasi aksidenton ne mes te rruges nje 60 vjecare. Ngjarja eshte shenuar ne vendin e quajtur "Rruga e Re" e trenit, ne lagjen "Sul Paprri". E aksidentuara e identifikuar si Sherife Sadiku, me banim ne Elbasan, eshte transportuar drejt spitalit, ku ndodhet ne gjendje te renduar. Sipas te dhenave te para nga Policia, autori i aksidentit e ka perplasur gruan 60 vjecare dhe e ka lene aty duke u larguar me shpejtesi pa i dhene ndihmen e pare. Burime te spitalit pohuan se viktima ka pesuar hematoma ne koke dhe pjese te ndryshme te trupit. Policia po punon per identifikimin e autorit ndaj te cilit rendojne akuzat e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit. Grupi hetimor mblodhi deshmite e personave ne vendngjarje qe e derguan te moshuaren drejt spitalit per kurim. Shkak i ngjarjes ka qene shpejtesia e madhe dhe shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit. Edhe pak dite me pare po ne kete qytet, nje drejtues mjeti ka aksidentuar nje te moshuar duke u larguar nga vendngjarja para se te mberrinte policia. Gjate dites se diel ne Shkoder dhe Elbasan u shenuan dy aksidente me tre te plagosur rende.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›