Shtypi Serbia kandidat per anetaresim ne BE

Frankfurter Allgemeine Zeitung ne artikullin me titull Nato shtyn reduktimin e trupave ne Kosove pas trazirave te koheve te fundit shkruan
Ne te vertete brenda vjeshtes me e voneta ne janar Nato duhet te merrte vendim per per reduktimin e trupes mbrojtese ne Kosove Kfor ne 2.500 ushtare. Ministrat e mbrojtjes te Aleances vendosen tani ne nje takim ta shtyjne vendimin per ne pranvere te vitit te ardhshem. 6420 ushtareve te Kfor-it iu shtua nje rezerve prej 700 vetesh te cilet u derguan ne vere ne Kosove pas trazirave te dhunshme ne konfliktin doganor mes serbeve dhe shqiptareve. Sipas komandantit te pergjithshem te NATO-s admiralit Stavridis Kfor-i ka aktualisht madhesi te mjaftueshme por numri i ushtareve nuk duhet te reduktohet me tej. Angazhimi i ushtareve te Kfor-it ne kontrollin e kalimeve kufitare mes Serbise e Kosoves vleresohet ne NATO si i papajtueshem me misionin e trupes mbrojtese. Puna ne dogana dhe ajo policore duhet te kryhen nga te tjere u tha ne Bruksel. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Rasmussen tha se tani eshte e nevojshme te kete qetesi dialog dhe perparime politike. Dialogu politik mes Beogradit dhe Prishtines me ndermjetesimin e BE-se eshte zgjidhja e vetme per banoret e Kosoves tha Rasmussen.
Serbia duhet te behet kandidate per antaresim ne BE e titullon artikullin ne numrin e se premtes 07.10.2011 gazta austriake Die Presse
Zgjerimi i BE-se me vendet e Ballkanit Perendimor i kerkuar nga Austria ndodhet para nje hapi te rendesishem. ...
Pritet qe Komisioni i BE-se ta paraqese propozimin e tij te merkuren e ardhshme 12.10.2011. Me pas per kete duhet te vendosin shtetet anetare te Keshillit ne dhjetor. Ndersa kryesisht Austria por edhe Britania e Madhe kembengulin per berjen e hapave te afrimit vende si Hollanda ende frenojne. Por qe bisedimet konkrete per pranimin e Serbise nuk do te nisin ende shanset per Beogradin jane megjithate te mira.160 ....
Tensionet e reja ne Kosove kane rrezikuar kohet e fundit afrimin mes BE dhe Serbise. Deputetja e te gjelberve Ulrike Lunacek flet per struktura mafioze ne veriun e Kosoves te banuar nga serbet. BE duhet ta shtoje presionin ndaj Serbise per te eleminuar keto struktura paralele. Ne kete zone ka mungese te sundimit te ligjit....
Sipas nje anketimi te fundit nga shoqata per politiken Evropiane 51 e austriakeve jane kunder pranimit te Serbise ne BE. Vetem nje nder kater te pyetur ishte pro. Qendrimi ndaj Malit te zi eshte vetem pak me i mire. 46 e kundershtojne anetaresimin e ketij vendi ballkanik 27 jane pro. Me i keq eshte qendrimi ndaj Kosoves. 56 e austriakeve e kundershtojne pranimin e ketij vendi ne BE.
FAZ / die Presse /av/exh
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora
160