Kupa e Shqiperise Vllaznia e Besa hipotekojne vendin ne gjysmefinale

Vllaznia mundi Lacin 2-0 Besa shkaterroi Skenderbeun ne Korce 3-1. Tirana dhe Dinamo humbin perkatesisht me Bylisin dhe Shkumbinin
Dje u zhvilluan kater ndeshjet e para te vlefshme per cerekfinalet e Kupes se Shqiperise. Keshtu pas 90-minuteshit te pare Vllaznia dhe Besa kane hipotekuar nje vend ne gjysmefinale nderkohe qe per sa i perket Tiranes dhe Dinamos duhet thene se kane shtyre gjithcka per ndeshjen e kthimit pasi kane pesuar humbe 2-1 perkatesisht perballe Bylisit dhe Shkumbinit.
Grupi A
Besa fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise beri cudine ne Korce duke mundur 3-1 Skenderbeun vendas ne ndeshjen e pare cerekfinale te edicionit te 59-te te kompeticionit. Kjo ishte nje fitore e paralajmeruar e kavajasve pas ecurise pozitive ne javet e fundit nderkohe qe korcaret duket se kerkojne te fitojne kampionatin. Braziliani Markos dos Santos shenoi nje gol te bukur me koke ne minuten e 8-te pasi iu vodh mbrojtjes korcare duke shfrytezuar maksimalisht nje krosim nga e majta te mbrojtesit maqedonasit Dimitrija Lazarevski. Me tej pas gjashte minutash loje blerja dimerore e korcareve Gjergji Muzaka barazoi shifrat me nje gol klasi ne minuten e 14-te duke lene te shtangur repartin difensiv te Beses dhe portierin Elvis Kotorri. Ne pjesen e dyte kapiteni i Beses Meglid Mihani shnderroi ne gol nje penallti te fituar nga Fatjon Sefa ne minuten e 57-te ndersa Arlind Nora vulosi fitoren 3-1 me golin e tij ne minuten e 71-te. Edhe pse gjyqtari nderkombetar Albano Janku dha pese minuta shtese Skenderbeu nuk mundi te shmangte humbjen e tij duke e shnderruar ndeshjen e kthimit ne nje mal teper te larte per ta kapercyer. Sfida e kthimit eshte nje beteje per jete a vdekje per djemte e Shkelqim Muces. Duhet thene se Skenderbeu i kishte fituar te dyja ndeshjet kunder Beses ne kampionat madje me rezultat te paster por me sa duket angazhimi ne stolin kavajas te Gerti Haxhiut nje trajneri qe drejtoi sezonin e kaluar korcaret dhe merkatoja e zgjuar e presidentit Nexhat Bizhdili ndryshoi raportet e kualiteteve midis dy skuadrave. Skenderbeu eshte ne nje pozicion jo fort komod ne luften per titull me Flamurtarin kryesues qe ka shtate pike me shume se korcaret. Supersfida e javes se 21-te ajo Skenderbeu-Flamurtari do te vendose jo vetem per fatin e metejshem te trajnerit Shkelqim Muca por dhe fatin e kampionatit. Per sa i perket takimit te dyte atij qe u zhvillua ne Shkoder Vllaznia arriti qe te mundte Lacin me rezultatin e paster 2-0. Keshtu ekipi i Joses hodhi nje hap te rendesishem per kalimin ne fazen gjysmefinale. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-0 ndersa rezultati u zhbllokua ne minuten e 63-te pas nje depertimi te Abrahamit nga e majta. Lojtari me ngjyre pasoi per tek Sukaj i cili fut nje top ne zone ku Shtubina perfiton nga nje devijim i mbrojtesve per ta derguar sferen ne rrjete. Kaq eshte dashur qe Vllaznia te clirohet dhe te gjeje edhe golin e dyte pas gati 10 minutash. Serish nje aksion i Abrahamit nga e majta por kete here eshte Sukaj qe perfiton nga asisti i mengjarashit dhe dergon topin ne rrjete me nje goditje me koke. Me kete rezultat shkodranet shkojne me te qete ne takimin e kthimit qe do te luhet pas dy jajave fushen e Lacit.
Grupi B
Ne takimin qe u zhvillua ne Peqin Shkumbini ka mposhtur Dinamon me rezultatin e ngushte 2-1. Blute kryeqytetas kaluan te pare ne avantazh me nje gol te Allmuces ne minuten e 17-te mirepo me pas leshuan terren. Peqinasit reaguan menjehere dhe ashtu sikurse ne ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit ne kampionat arriten te permbysin rezultatin. Ishte serish dyshja Dervishi-Gerbovic qe vendosi fatin e takimit. Ne minuten e 36-te ishte sulmuesi peqinas Dervishi ai qe barazoi shifrat ndersa ne minuten e 66-te i erdhi radha Gerbovic per te vulosur shifrat perfundimtare ne 2-1. Gjithsesi fitorja minimale le gjithcka hapur per ceshtjen kualifikimin. Nderkohe qe ne Ballsh vendasit e Bylisit moren nje fitore te kontestuar po me shifrat 2-1 fale nje 11-metershi te dyshimte te akorduar nga gjyqtari. Nga ky 11-metersh do te vinte edhe goli i fitores ne minuten e 75-te i realizuar nga kapiteni Dimo. Pamjet televizive treguan se portieri Lika nuk ka kryer faull ndaj Dimos por ka bere nje nderhyrje te rregullt duke bllokuar topin. Per sa i perket takimit ballshiotet kaluan te paret ne avantazh me nje gol te shpejte te Abazajt ne minuten e 11-te ndersa bardheblute baraspeshuan shifrat me nje supergol te Sabien Lilajt ne minuten e 65-te. Edhe kjo sfide mbetet e hapur per sa i perket ceshtjes se kualifikimit per ne fazen tjeter.