E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi gjerman Serbia aktualisht nuk ka interes te kete konflikt

Ceshtja e Kosoves eshte reduktuar ne nje konflikt per Mitrovicen shkruan Michael Martens ne te perditshmen prestigjoze gjermane FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG. Me tej ne numrin e sotem te FAZ lexojme Shpallja e pavaresise se Kosoves ka kontribuar ne nje mase te konsiderueshme ne stabilitetin e Ballkanit por ne nje kuader me te vogel konflikti eshte ruajtur. Grindja per doganat midis Serbise dhe Kosoves nuk eshte gje tjeter vecse vazhdimi i antagonizmit serbo-shqiptar ne nje skene me te vogel. Ne aktin ndoshta te fundit behet fjale per ate se kush e kontrollon prapavijen me banore serbe te qytetit te ndare etnikisht Mitrovice ne veri te Kosoves.

Duke folur per marreveshjen e arritur midis serbeve dhe shqiptareve per menjanimin e bllokadave ne pikat doganore ne Mitrovice autori me tej shkruan Nje grusht politikanesh provinciale serbe te Kosoves nuk do te arrijne te pengojne edhe me tej nje marreveshje te arritur midis Beogradit Prishtines dhe KFOR-it. Eumlshte realiste te mendosh qe barrikadat do te eleminohen heret apo vone. Kjo do te ishte nje gjysme suksesi per qeverine kosovare. Vertet qe ajo deshtoi me perpjekjen e saj per te vendosur nepunes besnike te kufirit dhe doganave ne kalimet kufitare serbo-kosovare. Por kete detyre do ta mbaje te pakten deri me 15 shtator KFOR-i. Pikat e kalimit do te mbeten ne parim te mbyllura per nje periudhe te parashikueshme kohe...Me tej Michael Martens shkruan Serbia aktualisht nuk ka interes te kete konflikt sepse kjo do ti rrezikonte shanset per dhenien e statusit te vendit kandidat te BE ne vjeshte. Perspektiva e anetaresimit eshte mjeti me i forte i presionit i BE ndaj te dyja paleve lexojme nder te tjera ne numrin e sotem te gazetes FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG.

Edhe revista e njohur gjermane DER SPIEGEL boton sot nje artikull per Kosoven. Nen titullin Ata qe luajne me kukulla autorja Julia Amalia Heyer shkruan se zgjedhjet e manipuluara keqmenaxhimi ekonomik korrupsioni bejne qe ne shtetin ballkanik punet te mos ecin perpara. Kolonat e nepunesve te OKB-se dhe te BE mbysin cdo zhvillim citon DER SPIEGEL mendimet e kosovareve te rinj. Ne kryeqytetin Prishtine jane amerikanet ata qe i levizin fijet ambasada e SHBA aktualisht po e zgjeron territorin e saj i cili qe tani i ngjan nje lagjeje qyteti. Bashkesia Nderkombetare e perfaqesuar ne organizata vertet te panumerta leviz duke manovruar per ceshtjen e pavaresise se Kosoves. Pika e dobet ne te gjithe kete histori misioni me i madh i politikes se jashtme te BE Eulexi me 3200 punonjes eshte i detyruar te mbaje qendrim neutral ndaj statusit. Pese nga 27 shtetet e BE nuk e kane njohur Kosoven. Autorja portreton ne artikull udheheqesin e levizjes Vetevendosja Albin Kurti. Meqenese ai i mbron pikepamjet e tij jo vetem me ze te larte por edhe me aftesi retorike ai eshte kthyer ne tmerr per te gjithe ata qe perpiqen te drejtojne fatet ne shtetin me te ri evropian shkruan ajo. Kur ekstremi normalizohet kthehet normalja ne ekstrem thote Kurti. Sipas tij Kosova eshte kthyer nga nje i burgosur politik i Serbise i torturuar dhe i turperuar- ne pacient te bashkesise nderkombetare. Pa te drejte kujdestarie per vetveten. I drejtuar nga te huajt. Ne e kemi kembyer burgun me spitalin thote ai.

Kurti dhe numri ne rritje i mbeshtetesve te Vetevendosjes ankohen se prania nderkombetare e mbyt zhvillimin ne Kosove. Nje kryekeshilltar i BE thote ne menyre autokritike Kjo eshte e sakte. Ne jemi teper shume. Ky eshte nje vend i vogel dhe ne nuk i bejme mire atij. Rroga mesatare ne Kosove eshte rreth 200 euro ne muaj nje nepunes i OKB-se fiton 40 fishin e kesaj rroge. Autorja Julia Amalia Heyer kujton me tej ne artikullin e saj se qe prej fundit te luftes ne vitin 1999 bashkesia nderkombetare ka vene ne dispozicion kater miliarde euro per Kosoven por ne Kosove nuk ka thuajse fare industri edhe qepet dhe hudhrat importohen nga Kina. Shumica e kosovareve jetojne me para nga diaspora. Zevendeskryeministrja e Kosoves Edita Tahiri 55 vjec thote se politike do te thote me shume se vetem ta kritikosh ate. Per Tahirin vlejne koordinatat e vjetra synimi i Kosoves duhet te mbetet anetaresimi ne NATO partneri i vetem i besueshem jane SHBA. Ceshtja e te vendosurit per veten ndan me te vertete brezat shkruan ne perfundim autorja e artikullit ne numrin e sotem te revistes DER SPIEGEL.

AutorDer SpegelFAZ/AuronDodi

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›