Tërmet në Greqi

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 13:50
Një ndërtesë trekatëshe në Navpaktos, në Greqinë jugperëndimore, u evakuua përkohësisht për shkak të dëmeve, të shkaktuara nga tërmeti që e goditi Greqinë me intensitet prej 4,7 shkallë të Rihterit.
Përveç në rajonin e Navpaktosit, tërmet me intensitet prej 4,1 shkallë të Rihterit është regjistruar edhe në Selanik.
Epiqendra ndodhej 80 kilometra në jug të qytetit dhe në thellësi prej dhjetë kilometrave.
Nuk ka informata për viktima dhe dëme materiale.