E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat ne Londer 100 te tjere perfundojne pas hekurave

Dhuna ka vazhduar edhe ne oret e para te se henes ne pjesen veriore te Londres lagjen e quajtur Tottenham ku jetojne emigrante te ndryshem. Por mes protestuesve qe kane dale ne rruge per vrasjen nga policia te nje 29 vjecari jane shtuar dyshimet per aksionin qe i ka dhene jete trazirave. Sipas protestuesve policet nuk kane qene te rrezikuar ne momentin qe kane qelluar per vdekje Mark Duggan te riun qe ka humbur jeten dhe qe ka sherbyer per te ndezur protestat ne veriun e kryeqendres britanike.

9 agjente policie jane plagosur gjate sulmeve te te rinjte kunder dyqaneve makinave si dhe ne disa sheshe ne nje kohe qe trazirat jane perhapur edhe ne Brixton Enfield Walthamstow Islington dhe Oxford. Me shume se 100 persona jane vene ne pranga.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Enfield Londra veriore

Shume shtepi u dogjen bashke me dy makina te policise si dhe nje autobus turistesh ne nje kohe qe per startin e Lojerave Olimpike duhen me pak se 12 muaj. Oficeret qe i jane pergjigjur trazirave kane kryer me shume se 100 arrestime. Ata jane te shokuar nga niveli i larte i dhunes qe po drejtohet ndaj tyre tha ne nje njoftim per shtyp Scotland Yard. Autoritetet kane vendosur patrulla shtese ne pikat kryesore ku shpertheu dhuna por serish nuk munden te eliminojne incidentet ndersa nga kjo situate perfituan edhe shume kriminele te cilet grabiten mallra ne dyqane dhe qendra tregtare.

Ne zonen e Brixton-it qe njesoj si ajo e Tottenham ka nje histori te gjate tensionesh me policine me shume se 100 persona hyne me dhune ne nje qender tregtare disa kateshe me mallra elektronike ndersa disa dyqaneve iu vu flaka.

Duke pare demet qe iu bene mallrave Marilyn Moseley nje menaxhere shitjesh 49 vjecare denoi dhunen ne Brixton. Degjova helikopteret qe po vinin pas nje feste qe kishte nisur me pare ne rruge. Ishte e paevitueshme dicka do te ndodhte sepse njerezit kishin gjithe ate kohe qe pinin alkool. Inati nuk eshte ai qe duhet. Kjo qe po ndodh eshte pa kuptim tha ajo. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia ne vendin e ngjarjes Totenham

Trazirat qe i kane vene flaken gjysmes se Londres shperthyen ne zonen e Tottenham pas vdekjes se 29 vjecarit Duggan. Ai u qellua per vdekje ne nje shkembim zjarri te policise me bandat me ngjyre ndersa Duggan po hipte ne nje taksi. Policia eshte duke hetuar vdekjen.

AutorReuters/Aurel Borici

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›