Shtypi rus përshëndet etapën e re në marrëdhëniet me SHBA
E përditshmja “Vremja Novosti” shkruan se deklarata "historike" e presidentit amerikan Barak Obama "mund të shënojë një etapë të re në marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së".
Vendimi i SHBA-së tregon se "Uashingtoni e kupton rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Rusinë", shkruan nga ana e saj e përditshmja qeveritare "Rasijskaja Gazjeta".
Sipas "Komersant", ky demarsh i Uashingtonit mund të konsiderohet si një "manifestim i parë real i "rimëkëmbjes" së marrëdhënieve ruso-amerikane.
"Uashingtoni po pret në kthim koncesione të rëndësishme nga Moska për Iranin, veçanërisht mbështetjen e sanksioneve të ashpra kundër këtij vendi dhe refuzimin për t'i lëvruar raketa S-300", njofton "Komersant" duke cituar burime në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme.
SHBA ka vendosur ta braktisë në formën e tij aktuale, projektin e mbrojtjes antiraketë në Evropë pasi kishte vënë re një rënie të kërcënimit iranian, në favor të atij që presidenti Obama e cilësoi dje si "qëndrim të ri" të përshtatur për raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.