Bavari, nxënësi i armatosur plagos nëntë shokë
Një nxënës 18-vjeçar i armatosur me sopatë dhe dy thika ka hedhur disa bomba molotove të mbushura me pije alkoolike në drejtim të shokëve të tij. Nga ky akt, në “Corolinum High School” të fshatit Anbach të Bavarisë janë plagosur nëntë nxënës.
Policia e mbërritur në vendngjarje qëlloi disa herë në drejtim të të riut, pasi ky i pati kërcënuar ata se do të përdorte armët. Vetë 18-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.