Shtyrja e reciprocitetit me Serbinë, presidenti Begaj telefonon Osmanin: Vendim i duhur

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, pas situatës së tensionuar të Kosovës.
Begaj vlerëson si veprim të duhur maturinë e autoriteteve të Kosovës për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë.
Për Begaj Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.
“Në bisedën telefonike me homologen Vjosa Osmani vlerësova maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.“- shkruan Bajram Begaj.
/rtsh.al/