Situata në veri të Kosovës, Nikolla: Vendimi i qeverisë tregon fuqi

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar për situatën në veri të Kosovës dhe vendimin e qeverisë për shtyrjen e reciproritetit për targat dhe letërnjoftimet serbe. Nikolla deklaron se vendimi i qeverisë së Kosovës tregon fuqinë që buron nga e drejta, vizioni dhe pjekuria.
“Parimi i drejtë i reciprocitetit duhet zbatuar me maturi, vetëpërmbajtje nga të dy shtetet dhe në konsultim me ShBA dhe BE.
Përmbajtja e Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i saj me partnerët ndërkombëtarë nuk tregojnë dobësi, por fuqinë që buron nga e drejta, vizion e pjekuri”, shkruan Nikolla në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/