E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyrja e reve dhe uji i liqeneve e bora si burim per ajer te kondicionuar

Nderkohe qe sot kerkohet me kembengulje nga njerezit qe te modifikojne veprimtarine e tyre te perditeshme per te pakesuar efektet ne ngrohjen globale komuniteti shkencor industria dhe vete shoqeria civile po bejne perpjekje qe te shmange pasojat e forcave te natyres ne disa raste si dhe te shfrytezoje reshjet ne raste te tjera ne dobi te jetes se perditeshme. Ne serine e perjaveshme Prirjet e Gjelbra kolegia Isabela ocoli na sjell hollesi per zbulimin e nje pluhuri per zbutjen e forcave shkaterruese te natyres shfrytezimin e liqeneve te thalla per uljen e temperaturave te veres si dhe akumulimin e debores per tu perdorur ne vere si alternative ndaj ajrit te kondicionuar.

do vit uraganet shkaktojne deme prej miliona dollaresh ne disa raste edhe vdekje. Por tani nje kompani ambjentaliste po zhvillon nje substance te re per te zbutur keto forca shkaterruse te natyres.

Kompania me qender ne Florida thote se ka provuar me sukses njje puder polimere qe largon rete e stuhise nga qielli. Ajo thith shiun e stuhise duke e kthyer ate ne nje lloj xhlatine qe bie ne oqean.

Ky prodhim qe eshte ende ne fazat e para ka ngjallur interes te madh ne vendet qe preken nga uraganet dhe po zhvillohet tani me shpresen se nje dite do te shmange pasojat e tyre shkaterruese.


Ne muajt e nxehte te veres bota ka nevoje per sasi te medha energjie per te mbajtur qytetet te fresket.Por tani nje kompani kanadeze po ofron nje alternative ekologjikisht miqesore duke shfrytezuar ujin e liqeneve te thella.

Duke perdorur rezervat e ftohta ujore te Liqenit Ontario jane vene ne perdorim tubacione te medha per te pompuar ujin e ngrire perreth Torontos duke furnizuar keshtu me ajer te kondicionuar natyral ndertesat zyrtare te qytetit.

Ky sistem i ri i zhvilluar nga kompania Enwave quhet ftohje nga thellesia e liqenit dhe shpenzon 75 perqind me pak energji elektrike se sa sisteme te ngjashme te ajrit te kondicionuar.

Ftohja nga thellesia e liqenit eliminon shfrytezimin e mbi 61 megavatesh elektriciteti qe si rrjedhim pakeson me 79 mije ton clirimin e dioksidit te karbonit cdo vit.Keshtu sistemi kanadez ka terhequr vemendjen e shume qyteteve te tjera neper bote.

Llogaritet se ne stinen e dimrit ne Japoni bie reth 90 miliard ton debore qe mund te perdoret ne muajt e veres kur duhen sasi te madhe ajri te kondicionuar per te perballuar aktivitetet e perditeshme ne temperatuat e larta.

Me kete projekt novator behet i mundur akumulimi i te ftohtit te dimritper tu perdorur ne muajt e nxehte te veres.Ne kete sistem debora qe bie ne dimer mund te depozitohet ne dhoma te izoluara.

Duke perdorur nje sasi te vogel elektriciteti ky sistem i ri ajri te kondicionuar perdor boren e ftohte per te qarkulluar ajrin e fresket te lagesht.Sistemi eshte duke u perdorur ne fermat industriale ku rreth 500 ton debore i mban dritherardhe prodhime te tjera bujqesore ne temperatura konstante.

 Ky projekt qe eshte ne fazat e para te zhvillimit eshte nje alternative mjaft efikaseper vendet me rreshje te medha debore qe te kursejne miliona dollare nga kostoja e energjise dhe te mbaje te ulet clirimin e gazit karbonik.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›