E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuarja e zjarreve nga ajri

Tashmë që kemi hyrë në stinën e nxehtë, gjithkujt i kujtohet vera e përcëlluese e vitit të kaluar. Një verë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave por edhe prej zjarreve që përfshinë pyjet dhe kullotat në vend.
Zjarre në zona të thella.., të pamundura për t’u shuar nga zjarrfikëset për shkak të mungesës së mjeteve për ndërhyrje nga ajri. 
Kovat për shuarjen e zjarrit nga ajri dhe mekanizmi i tyre janë të adoptueshëm për helikopterët në përdorim të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, dhe kapacitet e helikopterëve të fuqishëm Cougar dhe AB 205. 
Vetëm vitin e kaluar Ministria e  Brendshme, mori me qera 2 avionë kanderë nga Mali i Zi,  2 avionë nga Italia, një avion dhe një helikopter nga Turqia dhe një helikopter nga Sllovenia për operacionet nga ajri për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarreve.
Kostoja është e konsiderueshme por edhe vonesat në marrjen e autorizimit, mbërritjen e mjeteve të ajrit nga vendet e tjera dhe mungesa e njohjes së terrenit nga pilotët ndikojnë në shuarjen  e zjarreve. Dhe më mirë se çdokush e dinë zjarrfikësit se sa e rëndësishme është ndërhyrja në kohën dhe vendin e duhur për moslejimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e vatrave. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›