E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te gatshem per te votuar 3 ligjet dhe per hyrjen ne fuqi ne shtator

Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ish aleatit te tij për votimin e tre ligjeve. 
Mazhoranca parlamentare është e gatshme të votojë që nesër tre ligjet dhe hyrjen e tyre në fuqi në shtator, duke i shkuar për shtat kështu apelit të kreut të LSI-së. 
“Pasi u garantuan se statusi nuk merret thanë hajde t’i votojmë. Do kërkoj mbledhjen e Parlamentit nesër. Ai i bllokoi dhe duhet të kërkojë 220 herë falje. Të kesh pendesë. Unë do t’i kërkoj Kryetares, deputetëve të mblidhemi t’i votojmë që nesër. Sanino ka bërë punë të jashtëzakonshme për t’u arritur ujdia, ka shkuar tek Rama, tek unë e kanë thirrur në Bruksel, tani ai po i voton. Kërkon që të hyjnë në fuqi në shtator, plotësisht dakord. Vetëm tani që e sheh se barra po rëndon çdo ditë në mënyrë të tmerrshme mbi të mendon  se do tu thotë qytetarëve ç’më duhet mua se ç’bëra unë. Atë nuk mund ta thuash dot. Ligjet që nesër gati t’i votojmë”, garantoi Kryeministri.  Problematikat që shoqërojnë këtë zonë ishin në fokus të bisedës. Investimet në Gjirokastrës dhe mosfunksionimi i aeroportit ishte një ndër çështjet e trajtuara, për të cilat kreu i qeverisë bëri dhe sqarimin përkatës. “PS kur ishte në pushtet na la një marrëveshje problematike sipas së cilës gjatë kohës së koncesionit të aeroportit të Rinasit Shqipëria nuk mund të ndërtojë një aeroport të dytë. Kjo është marrëveshja e partisë së shokut Bime, (kryetarit të Bashkisë, Gjirokastër). Marrëveshjet nuk mund të shkelen, ne nuk mund të lëvizim pa zgjidhur këtë kufizim që kemi në marrëveshje. Ne kemi aeroportin e Gjadrit me pistë më të madhe se në Tiranë, kemi të Kukësit me aparaturat moderne, nuk e vëmë në funksion, po ashtu dhe në Vlorë”, vuri në dukje Berisha.
  Po në këtë linjë, Kryeministri iu kundërpërgjigj dhe deklaratave të kryetarit të bashkisë, sipas të cilit kanë munguar fondet e ekzekutivit pr pushtetin lokal të Gjirokastrës.  “Vijmë tek deklarata e zotit Bime. Në Gjirokastër kemi investuar 15 herë më shumë se e mëparshmja. Ne trefishonim grandet këta trefishonin punonjësit e partisë në bashki. Por filozofia e partisë sime është qeveri e vogël.  Kjo është e majta. Po krijohet vetëdije reale se e majta është gjenerator krize ekonomike. Ja kryetari i bashkisë kaloi nga 200 të punësuar në 600 imagjino ta bëjnë këtë në shkalle vendi, ndaj i thoni shokut Flamur të pranojë parametrat e qeverisë së vogël dhe do ketë fondet që i duhen”, u shpreh kreu i qeverisë. 
Një sërë investimesh, sipas Kryeministrit, janë bërë në Përmet, në komuna ndërhyrje lehtësuese në aksin kombëtar.  “Nevojat për investime janë më të mëdha. Ne tani kemi projekte për gjithë infrastrukturën e Përmetit. Një ndërhyrje e fuqishme do të jetë aksi kombëtar, dalja e Përmetit në autostradën Tepelenë –Tiranë. Në Frashër kam qenë 3 herë. Kriteri ynë banorët. Katër vitet që vijnë do të arrihen të gjitha zonat turistike dhe Frashëri është një zonë turistike tempull historik”, tha Berisha.
Kryeministri nuk humbi rastin t’i kërkonte Ramës votat që nuk i dha vitin e shkuar as për aminstinë e plotë fiskale për biznesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›