E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama apo Meta numri 1 i se majtes

Deklarata e Nasip Naços që cilësonte Metën Kryeministër ne 24 Qershor nëse e majta fiton zgjedhjet, ka turbulluar ujërat brenda koalicionit opozitar.

Shefi i tij, që ishte prezent në mitingun e Beratit, nuk ka qene i drejtperdrejte me gazetaret por ka lene te hapur te gjitha mundesite.
“E rendesishme eshte te mundim Berishen, pastaj vendosin rregullat e demokracise”- u shpreh Meta.
Por në Partinë Socialiste mendojnë ndryshe. Ne konventen kombetare socialistet evokonin Edi Ramen si kryeministrin e ardhshem, duke forcuar mesazhin per kedo qe dyshonte.

Vetë Rama i referohet Kushtetutës. Ai thotë se i jep të drejtën të drejtojë ekzekutivin nëse fiton në zgjedhje.

“Asnjë diversion mbi fjalime apo fjali të thënë mes entuziazmit të fushatës nuk funksionon, aleanca jonë është kompakte PS është forca udhëheqëse e kësaj aleance në sintoni të plotë me LSI si pjesë e boshtit dhe mos kini as merakun më të vogël se kush do të jetë kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për tu zgjidhur bazuar mbi çfarë thotë Kushtetuta dhe vullneti i popullit, më vjen keq po nuk kemi ç’të shtojmë”- u shpreh Rama
Por Kushtetuta nuk përjashton që Kryeministri të propozohet nga partite e tjera të koalicionit. Neni 96, pika 1, sqaron se në fillim të legjislaturës, Presidenti I Republikës emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit te partive, qe ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›