Zhvillohet ceremonia mortore e 11 paqeruajtesve qe humben jeten ne nje aksident ajror
Ne Maqedoni u percollen dje per ne banesen e fundit 11 paqeruajtesit qe humben jeten te shtunen, gjate nje aksidenti helikopteri, afer aeroportit te Shkupit. Ne ceremonine qe u zhvillua ne varrezat Butel, ne Shkup, ku u varrosen pese nga paqeruajtesit, merrnin pjese dhe kreret e shtetit dhe qeverise, drejtuesit politike, ushtarake dhe fetare te vendit. Ishin te pranishem dhe shume delegacione shteterore nga rajoni, nga Shqiperia, Bosnje e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia, si dhe perfaqesues te Trupit diplomatik ne Shkup.
Ceremoni varrimi u zhvilluan edhe ne zona te tjera te Maqedonise, ku kishin vendlindjen ushtaraket e aksidentuar. Dita e djeshme ishte shpallur dite zie jo vetem ne Maqedoni, ku flamujt jane qe ne mengjes ne gjysme shtize, por edhe ne Bosnje e Hercegovine, ku 11 ushtaret e Maqedonise kishin sherbyer si paqeruajtes. Njembedhjete pjesetaret e Ushtrise se Maqedonise humben jeten te shtunen kur helikopteri MI-17 me te cilin ktheheshin ne Maqedoni pas qendrimit gjashtemujor ne misionin paqeruajtes ALTEA, ne Bosnje e Hercegovine, u rrezua ne fshatin Bllace ne Katllanove, per arsye ende te panjohura.