E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret e te reneve ne masakren e Recakut, kerkojne ndryshimin e statusit, nga martire, ne deshmore

Ne pervjetorin e nente te Masakres se Recakut, familjare te te reneve dhe perfaqesues te ish-Ushtrise Clirimtare te Kosoves, kerkuan dje ndryshimin e statusit te te reneve te Recakut, nga martire - ne deshmore te kombit, si edhe pershpejtimin e ndertimit te Kompleksit Memorial, guri i pare i te cilit u vu pikerisht nje vit me pare.
Me kete rast, ne kete fshat u mbajten veprimtari te shumta per te kujtuar ngjarjen e tmerrshme te 15 janarit 1999, kur forcat serbe sulmuan fshatin e pambrojtur te Recakut (komuna e Shtimjes, ne jugperendim te Prishtines) dhe masakruan 45 civile shqiptare ne kohen e nje armepushimi te arritur me ndermjetesimin e diplomatit amerikan, ambasadorit Ricard Hollbruk.
Ish-shefi i Misionit te OSBE-se ne Kosove, Uiliam Uoker, e pati cilesuar kete ngjarje "masaker dhe krim ndaj njerezimit", duke ndikuar qe bashkesia nderkombetare te marre vendime te shpejta per te ndalur gjenocidin ne Kosove.
Ne veprimtarine qe u mbajt sot ne Recak mori pjese edhe zv.kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi. Ishte i pranishem dhe zyrtari i ish-Misionit Vezhgues te OSBE-se, Eduard Selvan, i cili tha se masakra e Recakut ze vend te rendesishem ne historine e Kosoves, pasi aty, theksoi ai, bashkesia nderkombetare e kuptoi se cfare po ndodhte ne te vertete ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›