E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhen shpresat Itali kerkimet per emigrantet

Shpresat për shpëtimin e emigrantëve të tjerë janë shuar tashmë. Ministri i Brendshëm Italian, Roberto Maroni deklaroi para parlamentit se ndonëse operacionet e shpëtimit për lokalizimin e emigrantëve libianë vazhdojnë, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë janë shuar tashmë.

Sipas rojeve bregdetare, numri i të humburve është rreth 250. 15 – 20 trupa janë lokalizuar në det pas përmbysjes së varkës me rreth 300 emigrantë mëngjesin e së mërkurës në jug të Siçilisë. Të mbijetuarit janë 48 mes të cilëve dhe një grua në muajin e fundit të shtatzanisë. Tre persona të tjerë u shpëtuan nga varka peshkimi.

Të mbijetuarit rrëfejnë se ishin nisur nga Libia dy ditë më parë. Sipas tyre, në barkën e mbipopulluar ishin dhe 150 persona të tjerë. Në Libi personat që u përballën me vdekjen 39 km larg Lampeduzës kishin paguar 1,000 euro për t’u ngjitur në  varkën e peshkimit drejt Italisë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›