E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atifete Jahjaga presidentja e re e Kosoves

Kosova, tashmë ka një grua për presidente. Atifete Jahjaga, është zgjedhur pasditen e së enjtes në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, presidente e vendit, me 80 vota, nga 100 deputetë të pranishëm në sallë.

Kandidatja nga radhët e AKR-së, Suzana Novobërdaliu ka marrë vetëm 10 vota, ndërsa 10 të tjera ishin të pavlefshme. Pasi komisioni i posaçëm ka verifikuar kriteret e përzgjedhjes së kandidateve, grupet parlamentare kanë deklaruar qëndrimin e tyre. Jahjaga ishte kandidate konsensuale e tre partive, PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, pas marrëveshjes së lidhur mes tyre një ditë më parë. 

Lëvizja Vetëvendosja ka braktisur sallën, ndërsa deputetët e AAK-së kanë qëndruar. Pas përfundimit të votimit, Jahjaga është zotuar para Kuvendit të punojë për Kosovën dhe interesat e saj. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi kishte thirrur  seancën, pas depozitimit në Kryesinë e Kuvendit të 41 nënshkrimeve të domosdoshme.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›