Shuhen te gjitha vatrat e zjarrit ne vend
Situata e krijuar nga zjarret për mbi 1 muaj merr fund kjo falë koordinimit të të gjitha institucioneve përgjegjëse. E vetmja vatër e mbetur, e cila është tërësisht nën kontroll dhe pothuajse e shuar, është ajo në afërsi të parkut të Lurës. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Leonard Olli në një intervistë për televizionin Klan ka shpjeguar se dëmet e krijuara janë kryesisht në pyje kullotë e drurë frutore, por për përllogaritjen e saktë të tyre do të duhet pak kohë.
Të dhënat e policisë së shtetit kanë pohuar se flakët që përfshinë zona të tëra në territorin e vendit janë shkaktuar nga zjarrvënie të qëllimshme për të cilat 75 persona janë vënë nën pranga . Më tej Olli ka pohuar se masat për zjarrvëniet e qëllimshme duhet të jenë shumë herë më të ashpra.
Gjate situatës së zjarreve u vunë në dispozicion efektivë, mjete të shërbimit zjarrfikës së pyjores si edhe mjete ajrore, të cilat falë bashkëpunimit me vendet fqinje avionë e helikopterë kanë operuar përgjatë gjithë kohës që Shqipqria u pqrfshi nga zjarret. Nga shërbimi zjarrfikës u vunë në dispozicion 850 punonjës, 800 punonjës nga shërbimi pyjor, 2500 efektivë të forcave të armatosura , 80 mjete zjarrfikëse të vëna në dispozicion nga ministria e Brendshme, ndërsa 15 mjete zjarrfikës nga ministria e mbrojtjes. Po ashtu 3 avionë dhe 2 helikopterë nga Turqia, Sllovenia dhe Italia.