E Diel, 1 Nëntor 2026

Riker peruron ndertimin e nje stacioni autobusi me shishe plastike

Stacion autobusi i ndërtuar me shishe plastike. Një projekt i tillë po eksperimentohet në komunën e Kasharit në Tiranë në kuadër të nismës Tirana Arkitekt Show Week organizuar nga Bashkia e kryeqytetit në bashkëpunim me Universitetin Polis, ku gjatë promovimit ishte i pranishëm edhe zëvendësi i ndihmësit të sekretares amerikane të shtetit Filip Riker.

Rreth tre muaj më parë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Aleksandër Arvizu inicioi edhe në vendin tonë praktikën amerikane për të qene së bashku për përmirësimin e jetës në komunitet, sfidë kjo që i janë përgjigjur qindra shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›