Gara per ne Shtepine e Bardhe
Ka nisur dhe faza përfundimtare e garës drejt shtëpisë së bardhë. Pothuajse të gjithë letrat që luhen nga kandidatët janë të zbuluara dhe rezultati nuk do të jetë më një kompetencë absolute e zgjedhësve amerikanë. Zgjedhja e presidentit amerikan ka një domethënie globale. Irani, Rusia dhe Kina për shembull janë nyje tensioni që vendosin edhe ekuilibrat ndërkombëtarë. Për këtë arsye Instituti I Studimeve politike ndërkombëtare ka përgatitur një dosje të tërë mbi situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Hija e rënies së SHBA-ve në sfidën Obama-Romney". Raporti është i ndarë në dy pjesë, skenarët nëse do të fitonte kandidati demokrat apo ai republikan, si dhe bekgraundi, me të gjithë precedentët për tu pasur parasysh për të kuptuar kontestin actual botëror. Për ëm shumë janë bashkangjitur dhe një sërë artikujsh dhe analizash që kanë si protagoniste fuqinë amerikane. Skenarët: Cfarë do të ndodhte në fushën e politikës së jashtme nëse do të fitonte Obama? Një rikonfirmim i Obamës mund t’i lejonte presidentit aktual të ketë dorë të lirë në disa sektorë, dhe në përgjithësi tw rrezikojë më shumë për të pasur më shumë. Sipas kësaj analize, për sa I përket temës së luftës ndaj terrorizmit ndërkombëtar, edhe pse nisja e tërheqjes nga Afgansitani fsheh disa pasiguri për sa i përket qëndrimit në të ardhmen të qeverisë së Karzait dhe pasojat e mundshme mbi Pakistanin, eksperienca në vend mund të rezultojë e vlefshme për të përbërë një lloj force ndërkombëtare anti terror për të luftuar Al kaedën. Por nëse do të fitonte Romni fokusi do të spostohej tek Rusia dhe Kina si këcënime gjeopolitike për tu neutralizuar. Ka shumë mundësi që Romni të përqendrojë politikën e tij të jashtme mbi rivendosjen e rolit të shteteve të bashkuara të amerikës si një fuqi stabilizuese apo të paktën të impenjuar për të mbrojtur vlerat dhe interesat e perëndimit, një theks ky i lënë pak në hije nga ana e administartës Obama, shpjegon më tej raporti. Por në cdo rast do të jetë shumë i vështirë një kthim në administratën e njëkahshme të Xhorxh Bush-it.