E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhen zjarret në Fier, vijon puna shuarjen e vatrës në Frakull

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Zjarret në territorin e Fierit janë shuar, ndërsa mbetet aktive një vatër zjarri në Frakull.

Shërbimet zjarrëfikëse dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrës së zjarrit, teksa janë angazhuar rreth 30 forca të Forcave të Armatosura.

Prania e pyllit me pisha në këtë zonë favorizon përhapjen dhe riaktivizimin e zjarrit, ndaj shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri.

Zjarri në Frakull nisi pasditen e së premtes dhe vijoi deri të shtunën, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave tokësore dhe nga ajri. Për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe avionë “Air Tractor”.

Për shkak të situatës së krijuar, u kryen edhe evakuime të banorëve nga zonat e rrezikuara. Pas normalizimit të situatës, banorët u kthyen në banesat e tyre, teksa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës, njoftojnē mediet./a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›