E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Dom Simon Jubani prifti qe mbajti meshen e pare katolike

Vdes në moshën 80-vjeçare, Dom Simon Jubani, prifti katolik i cili në vitin 1990 mbajti meshën e parë në varrezat katolike në Rrmaj në Shkodër.

Dom Simon Jubani u shua mëngjesin e sotëm pas katër ditësh, i shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës pas një hemoragjie cerebrale.

Prifti shkodran Dom Simon Jubani njihet si një nga njerëzit e meshtarët shqiptarë që ka vuajtur tërë jetën në burgje komuniste dhe që ka qëndruar besnikërisht e heroikisht torturave të tmerrshme të ushtruara nga regjimi komunist ndaj të gjithë atyre njerëzve e qytetarëve që nuk mohonin vlerat shpirtërore, kulturore e kombëtare as para dënimeve, persekutimeve e vrasjeve.

Kremtimi i Meshës së parë më 4 nëntor 1990 në varreza të Rrmajit, ishte qe shprehje e asaj fuqie shpirtëror hyjnore e njerëzore që diktatura komuniste nuk arriti kurrë ta çrrënjoste nga zemra e nga shpirti i shqiptarëve besimtarë.

Dom Simon Jubani u bë kështu nismëtari i rihapjes së Kishave e Xhamive në Shqipëri kur komunizmi ende nuk ishte rrëzuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›