E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji zbardh vendimin: Padia për pavlefshmëri e PS, jashtë afatit

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka zbardhur sot vendimin e marrë nga trupa e gjyqtarëve të kryesuar nga relatorja Sashenka Jonuzi, të datës 8 korrik. Kolegji Zgjedhor vendosi në 8 korrik të rrëzojë kërkesën e Patisë Socialiste, duke lënë në fuqi vendimi e KQZ-së që shpalli fitues kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha me 93 vota para ndaj kundërshtarit, Edi Rama.

Partia Socialiste i kërkonte Kolegjit të detyronte KQZ, për të shqyrtuar ankesën për pavlefshmëri të rezultatit të 284 qendrave të votimit në Tiranë. Kolegji argumentoi sot rrëzimin e kësaj kërkese. Bëhet fjalë për një vendim të gjatë e të argumentuar në 9 faqe. Pas faqes së 4-t, shpjegohen edhe arsyet se pse Kolegji vendosi të rrëzojë kërkesën e PS.

Kolegji argumenton se paditësi, pra Partia Socialiste nuk ka respektuar afatin për të kërkuar pavlefshmëri. Afati, sipas këtij institucioni është 3 ditë nga data e shpalljes së vendimit. Pra PS duhet të kishte ankimuar vendimin e 25 qeshorit 3 ditë më pas dhe jo në 2 korrik kur edhe ndodhi.

"Paditësi nuk ka respektuar afatin parashikuar në nenin 160 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit ky afat nuk mund të zgjatet dhe nuk mund të këtë mbivendosje në afat”, argumenton Kolegji.

Sipas Kolegjit Zgjedhor kërkesë padia e Partisë Socialiste është e pabazuar në ligj dhe bie ndesh me disa nene të Kodit Zgjedhor.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›