E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, vapa çon në spital grevistin e urisë

BURREL- Pas 11 ditësh në protestë para Prokurorisë së Burrelit, qytetari Hajredin Rami, nuk ka arritur t’i rezistojë më gjatë të nxehtit dhe mungesës së ushqimit. Grevisti është shtruar sot në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ndjeshëm edhe si pasojë e temperaturave, por edhe për shkak se vuan nga zemra. Sipas mjekëve të spitalit të Burrelit, gjendja e grevistit është kritike dhe se ai duhet ta ndërpresë atë. Bluzat e bardha kanë kërkuar që ai të rinisë të ushqehet, pasi po shfaq probleme serioze kardiake. 75-vjeçari Hajredin Rami, ka qëndruar prej 11 ditësh në një çadër të vendosur në trotuarin e bulevardit të qytetit, përballë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në shenjë proteste ndaj këtij institucioni, pasi sipas tij, nuk ka zbatuar ligjin. Prej 10 vitesh, ky shtetas kërkon 574 metra katror truall në qendër të qytetit, mirëpo kalvari i gjyqeve ka bërë që ai të mos e gëzojë ende pronën e vet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›