E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Eunis Sanborn gruaja me e vjeter ne bote

Shuhet gruaja më e vjetër në botë. Personi më i moshuar i planetit  ndërroi në shtetin amerikan të Teksasit në moshën 114 vjet e 195 ditë. Eunis Sanborn, nga qyteti Xheksonvill në Teksas, raportohet se ka vdekur të hënën në shtëpinë e saj. Sanborn ishte lindur në 1896 dhe ishte një prej më pak se 100 njerëzve qe kanë arritur moshën 114 vjec. Ajo e mbante titullin e njeriut më të moshuar në botë vetëm nga nëntori, pasi murgesha franceze Eugene Blanshard vdiq gjithashtu në moshën 114 vjeçare.

Azhornuar së fundi ( e martë , 01 shkurt 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›