Formula 1 Mercedez GP prezanton makinen e re

Formula 1 ka ndezur motorrët në prag të sezonit të ri që do të fillojë më 13 mars, ndërkohë që skuderitë kanë nisur prezantimin e makinave me të cilat do të kërkojnë titullin kampion në sportin më të famshëm të automobilizmit. Në një ceremoni të vecantë ku kanë qënë të pranishëm kancelarja gjermane Angela Merkel dhe legjenda e futbollit Franz Beckenbauer, Mercedez GP ka shfaqur imazhet e para të makinës së re për sezonin e ri ndërsa në timonin e saj do të jenë sërish dy pilotët gjerman, shtatë herë kampioni i Botës Michael Schumacher dhe Nico Rosberg. Pas një sezoni jo shumë pozitiv, Mercedez GP dy pilotët janë shprehur optimistë për Botëroririn e ardhshëm në Formula 1.
Edhe Renault-Lotus ka prezantuar makinën e saj të re R31, me të cilën do të kërkojë të kthehet te titulli kampion pas dy vjetësh pa sukses në këtë sport. Me ngjyrën e zezë dhe të artë skuderia francezo-angleze kërkon të shfaqë më agresivë pilotët e saj polakun Robert Cubica dhe rusin Vitaly Petrov, të cilët bënë një paraqitje të mirë.
Me shumë pretendime ka prezantuar makinën e re edhe skuderia Sauber. Makinat e reja të pajisura me motorr BMË, do t’i besohen japonezit Kamui Kobayashi dhe pilotit debutues, meksikanit Sergio perez. Sezoni i ri i Formula 1 do të nisë me garën e parë për Cmimin e Madh të Bahreinit më 13 mars.
Nertan Prifti