E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Uitni Hjuston

Lajmin e bëri të ditur publicistja e saj, Kristen Foster, ndërkohë që vdekja e këngëtares u konfirmua edhe nga një zëdhënës i familjes.

Shkaku dhe vendi i vdekjes janë ende të paqarta, i tha Foster agjencisë së lajmeve “Associated Press”.

Një nga figurat më të shquara të muzikës në vitet ’80-’90, ajo gjithashtu kori sukses edhe në kinematografi, veçanërisht me filmin “The Bodyguard (Truproja”).

Por në vitet pasardhëse karriera e saj herë pas here u errësua nga përdorimi i drogës dhe martesa e paqëndrueshme me këngëtarin Bobi Braun.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-12 01:57
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›