E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet Zonja e Hekurt, trompoza i merr jetën Margaret Thatcher, 87 vjeçe

thatcerBritani- Ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Baronesha Margaret Thatcher ka vdekur në moshën 87-vjeçare pas një hemoragjie cerebrale, tha zëdhënësi i saj i cituar nga BBC-ja.

Zoti Bell tha: “Me trishtim të madh se Mark dhe Carol Thatcher njoftuan se nëna e tyre Baronesha Thatcher vdiq në mënyrë paqësore pas një hemoragjie cerebrale këtë mëngjes”.

Baronesha Thatcher shërbeu si kryeministre e konservatorëve mes viteve 1979-1990.

Ajo ishte gruaja e parë që mban këtë post. Familja e saj pritet të bëjë një deklaratë të mëtejshme më vonë.

Baronesha Thatcher, u bë deputete konservatore për Finchley-n, në veri të Londrës në vitin 1959. Duke qenë thatcersekretare e Arsimit, ajo me sukses sfidoi ish-kryeministri Edward Heath për udhëheqjen e partisë së saj në vitin 1975.

Ajo fitoi zgjedhjet e përgjithshme në vitin 1979, 1983 dhe 1987. Baronesha Thatcher gjatë qeverisjes së saj privatizoi disa industri shtetërore. Ajo ishte gjithashtu në pushtet, kur Britania e Madhe shkoi në luftë me Argjentinën mbi Ishujt Falkland në vitin 1982.

David Cameron e quajti atë një “angleze të madhe” dhe Mbretëresha foli me pikëllim për vdekjen e ‘Zonjës së Hekurt’.

Në një deklaratë në Twitter, zoti Cameron tha: “Ishte trishtim i madh mësimi i lajmit për vdekjen e Lady Thatcher. Ne kemi humbur një udhëheqëse të madhe, një ministre dhe një kryeministre të madhe angleze”.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: ” Mbretëresha është trishtuar për të dëgjuar lajmin e vdekjes së baroneshës Thatcher. Madhëria e saj do të dërgojë një mesazh privat ngushëllimi për familjen”,- tha ai.

marKush ishte ‘Zonja e Hekurt’

Margaret Thatcher, e cila vdiq pas një trompoze ishte një nga figurat më me influencë politike e shekullit të 20-të.

Trashëgimia e saj kishte një efekt të thellë mbi politikat e pasardhësve të saj, si të Konservatoreve dhe Punës, ndërsa karakterizohet nga qasja e saj radikale dhe nganjëherë konfrontuese në periudhën 11-vjeçare në pushtet.

Privatizimet shtetërore të tilla si British Gas dhe BT kanë bërë bujë botërore e jopak herë është sulmuar. Por refuzimi i saj për politika konsensusi e bëri atë një figurë përçarëse që çoi përfundimisht në rebelim brenda partisë së saj dhe trazira në rrugë.

Margaret Hilda Thatcher u lind më 13 tetor 1925 në Grantham, Lincolnshire, vajza e tregtarit Alfred Roberts dhe bashkëshortes së tij, Beatrice.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›