E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotje alarmante në Tiranë, 3-4 herë më e lartë se normat e BE-së (FOTO)

protesta-per-ndotjen-1Tiranë- Ditën e sotme kandidatët e partisë së Gjelbër për Qarkun e Tiranës kanë zhvilluar një protestë kundër ndotjes së ajrit. Me anë të së cilës kërkuan të sensiblizojnë qytetarët për nivelet e larta dhe pasojat që sjell ndotja në jetën e shëndetin e tyre.

Protesat është zhvilluar në dy pikat më të ndotura të Tiranës, tek zona e ’21 Dhjetorit’ dhe ‘Zogu i Zi’.

Ndotja e kryeqytetit, është kthyer në armikun kryesor të jetës së qytetarëve. Ajo është sot tre deri ne katër herë më e lartë se normat e BE-së. Sot Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Evropë. Një nga pasojat më të rënda të kësaj ndotje është rritja e numrit të të prekurve nga kanceri, sëmundjet vdekjeprurëse si dhe shkurtimi një deri në dy vite jetë për çdo banorë të këtij qyteti,-thanë aktivistët e kësaj force politike.

Tre shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit, sipas Partisë së Gjelbër, janë automjetet e vjetëruara, trafiku i makinave, dhe djegia e mbeturinave vend e pa vend.

Partia e Gjelbër bën të ditur se do të përmisojë cilësinë e karburanteve, menaxhimin e trafikut dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Stimulimi i përdorimit të mjeteve të reja që punojnë me biokarburant dhe përmirësimi i transportit publik duke përdorur autobuzët me elektricitet dhe energji diellore të cilët ulin nivelet e ndotjes dhe rrisin cilësinë e ajrit janë zgjidhjet tona. Stimulimi i përdorimit të biçikletës si një mjet transporti i shëndetshëm. Manaxhimi i integruar i mbetjeve, si dhe rritja e taksës së karbonit dhe  përdorimi i filtrave nga industritë ndotëse,- thanë protestuesit.

Partia e Gjelber u ka bërë thirrje qytetareve që në zgjedhjet e 23 Qershorit me votën e tyre sjellin ndyshimin, është një votë për të pasur më shumë ajër të pastër, më pak ndotje.

Sensibilizim kundër ndotjes

Sensibilizim kundër ndotjes ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Armand Kurati/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›