E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çerekfinalet e Boterorit, sot ndeshja Gana- Uruguaj

Gana do te zbrese ne fushe kunder Uruguait ne çerekfinalet e Boterorit me mbështetjen e gjithe Afrikes, pasi perfaqesuesja e drejtuar nga Milovan Rajevac eshte e vetmja skuader e kontinentit te zi qe ka mundesine per nje sukses historik nese do te siguronte nje bilete per ne gjysmëfinalet e Kupes se Botes.

“Yjet e zinj” sic cilësohet kombëtarja Ganeze, ka zhvilluar seancen e fundit stervitore ne Johanesburg me friken per nje demtim te sulmuesit kryesor Asamoah Gyan. Ky i fundit braktisi përpara kohe stërvitjen per shkak te nje lodhjeje muskulare. Gjithsesi, ai u shpreh se do te jete gati per ndeshjen kunder Uruguajit.

“Ndjeva dhembje, por mendoj se nuk eshte serioze. Do te jem gati per sfiden e se premtes”, ka thene Asamoah Gyan. Nderkohe pushim ne seancen e fundit stervitore jane lene Kevin-Prince Boateng dhe kapiteni John Mensah.

Arkitekti i suksesit te deritanishem te Ganes, trajneri Milovan Rajevac pritet te zbrese ne fushen e lojes me te njejtet titullare qe luajten ne ndeshjen e fundit kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Me objektivin per te siguruar nje vend mes kater me te mirave te Boterorin, Uruguai do te kerkoje te kaloje pengesen me emrin Gane. I mbështetur perseri te eksperienca e Diego Forlan, dhe te talenti i Luis Suarez, trajneri uruguaian Oskar Washington Tabarez beson te kualifikimi i skudres.

“Kemi arritur deri ketu, duke treguar se jemi te afte te mundim cdo kundërshtar. Edhe kunder Ganes do te zbresim ne fushe mne te njëjten deshire per te fituar. Sigurisht, qe nuk do te jete e lehte, por une besoj te futbollistet e mi. Kemi arritur deri ketu, por nuk kemi ndermend te ndalemi”, ka thene Tabarez.

Tekniku uruguaian pritet te mos heqe dore nga moduli i tij i suksesshem, me Forlan e Kavani ne mbështetje te sulmuesit te Ajaksit, Luis Suarez.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e premte , 02 korrik 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›