Shpërthimi në Mitrovicë, një i vdekur. Reagon Tadiç

Një shpërthim ka tronditur mëngjesin e sotëm Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër e hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në këtë lagje. Media serbe thotë se një mjet shpërthyes ishte hedhur mes protestuesve duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre e duke plagosur të paktën 11 të tjerë . Menjëherë ka reaguar Beogradi zyrtar.
“Incidenti i sotëm në Mitrovicë ishte provokim për paqen dhe Serbinë”, ka deklaruar presidenti Boris Tadiç. Tadiç ka theksuar se Beogradi nuk do të veprojë ndaj provokimeve, por do të kërkojë reagimin e të gjitha organizmave ndërkombëtare. Ndërsa sipas Ministrit të puneve te Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia e vete serbeve, teksa protestuesit zhvendoseshin larg nderteses nga ku i sprapsi policia e EULEKS.
6 gra dhe 5 burra janë mes të plagosurve ndërsa burime spitalore deklarojnë se për shkak të plagëve të marra një mjek pediatër, Mesud Gjeković ndërroi jetë pas shpërthimit të eksplozivit gjatë protestës së sotme.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:00 të paradites konfirmojnë burime policore ndërsa raportohet se gjendja tani është nën kontroll. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se përveç shpërthimit, janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri. Zëdhënësi Hoti, duke u bazuar në informacionet nga terreni, tha se të lënduarit janë dërguar në qendrën spitalore në veri të qytetit. Por, ai sqaroi se ende nuk dihet përkatësia etnike apo numri i saktë i të lënduarve.
Disa qindra serbë ishin mbledhur mëngjesin e së premtes në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, për të protestuar kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës, e cila do të shërbejë për pajisjen e qytetarëve me dokumente identifikimi. Lajmi për hapjen e kësaj zyre ka shqetësuar strukturat paralele, të cilët kanë lëshuar alarmin për gjoja gjendje të jashtëzakonshme.
Azhornuar së fundi ( e premte , 02 korrik 2010 )