Shuhet aktori e regjisori Shehri Mita
TIRANE- Eshtë ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori e regjisori Shehri Mita. Ai ka lindur në Fterrë të Sarandës më 14. 03. 1943. Mbas shkollimit të mesëm, kreu Institutin e Lartë të Arteve dega Dramaturgji në vitin 1967. Fillimisht, emërohet po aty pedagog i mjeshtërisë së aktorit, por hiqet për arsye biografike. Emërohet regjisor në Kinostudio, aktor në Teatrin Popullor etj, deri sa u dërgua si regjisor në Estradën e Beratit, nga ku kthehet në Tiranë në vitin 1989 fillimisht si regjisor në Cirkun e Tiranës.
Si hije e ndiqte emigracioni i të atit në Amerikë si dhe ndonjë letër anonime, kur Shefki Mita ishte një profesor i shquar i gjermanishtes dhe i anglishtes, violinist i apasionuar dhe patriot i përmalluar për ta parë atdheun e vet një ditë, të lumtur dhe të lulëzuar. Ai e kaloi jetën në emigracion ekonomik, duke mbajtur sytë dhe zemrën e brengosur tek Shqipëria dhe familja e vet e dashur. Shehriu, djali i Shefkiut, me talent e vullnet u bë autori i shumë komedive dhe dramave të njohura nga publiku shqiptar. Është brilante komedia "Këshilli i ndrikullave", e cila 30 vjet më parë u luajt nga aktorët e talentuar të trupës së teatrit të Shkodrës. E tillë është dhe "Dy krisma në Paris", "Një dimër i shkurtër" bashkë më shumë drama, komedi, librete për estradë dhe programe për vitin e ri shkruar nga dora e shkrimtarit tonë fteriot Shehri Mitës. Janë madhore rolet e tij në filmat "Ngadhënjim mbi vdekjen" (ku luan në rininë e vet përkrah Artistit te Popullit Naim Frashëri) , "Në fillim të verës", "Skëterrë 43", "Netët e yjeve të përgjakura", "Gjeneral Gramafoni", "Dora e ngrohtë" e dhjetëra e dhjetëra role të filma të tjerë shqiptarë ku spikat portreti i jashtëzakonshëm i artistit tonë Shehri Mita, i cili karakterizohet dhe nga një zë i ngrohtë e kumbues që do t'ia kishin zili shumë aktorë të tjerë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)