Elvis Çefa propozohet në vend të Kreshnik Spahiut në KLD
TIRANE - Elvis Çefa, kreu aktual i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pritet të zëvendësojë Kreshnik Spahiun si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Z.Çefa pritet të votohet në parlament në seancën e ditës së enjte.
Propozimi për kandidaturën e Elvis Cefës është bërë dje, nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Burime brenda grupit të deputetëve bëjnë të ditur për “Gazeta Shqiptare”, se Berisha gjatë prezantimit të emrit, vlerësoi eksperiencën e gjatë si jurist të kreut aktual të AKKP-së.
Z.Berisha është shprehur më tej se z.Çefa i plotëson të gjitha kriteret për anëtar të ri të KLD-së, duke përmendur eksperiencën e tij si jurist prej më shumë se 15 vitesh, siç e kërkon ligji. Mësohet se brenda grupit nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga deputetët për emrin e z.Çefa.
Vendi vakant si anëtar i KLD-së i mbetur bosh u takon demokratëve, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga PD-ja dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)