Shuhet gjeniu i Apple Steve Jobs

Steve Jobs ka ndërruar jetë i rrethuar nga familjarët, vetëm 56 vjec. Lajmi është bëri i ditur nga kompania. ‘Apple' ka humbur një gjeni kreativ dhe vizionar, bota një qenie të shkëlqyer njerëzore” lexohet në faqen e kompanisë ku është vendosur dhe një foto bardh e zi e themeluesit. Jobs ishte prej kohësh i sëmurë me kancer. Trashëgimia e tij janë pa dyshim mësimet për inovacionin, karakteri vlerat e personalitieti të shndëruara në produkte që i dhanë famë markës së “mollës së kafshuar" në mbarë botën tashmë.
Drejtimi i agjencisë ka kaluar në duart e administratotrit të ri Tim Cook. Në një deklaratë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama vlerësoi Jobs-in si një nga “inovatorët më të mëdhenjë” duke thënë se ai ishte mjaftueshëm i guximshëm sa të mendonte ndryshe nga njerëzit e tjerë, dhe mjaftueshëm i talentuar sa të ripërcaktonte një industri dhe të transformonte jetën. Bill Gates, rivali i një jete për median u shpreh “do të më mungojë pafundësisht”.
Vizionari i aftë të projektone të ardhmen më 1984 prezantoi MAC, të parin kompjuter personal të pajisur me maus dhe një paraqitje grafike mbresëlënëse. Në një mbasdite superbouli miliona amerikanë panë një reklamë të xhiruar nga Ridley Scott. Reklama premton një kompjuter që do të thyente një herë e përgjithmonë monopolin e IBM: shpikja ishte nënshkruar nga Apple Computer, një shoqëri e themeluar më 1976, nga Jobs e miku i tij Steve Uozniak. Pak vjet më vonë Jobs themelon Next shoqërinë që ble dhe Pixar për të prodhuar të parin film të animuar të realizuar tërësisht nga kompjuteri. Shkrirja me Disney në 2006 e bën Steve Jobs aksionerin më të madh individual brenda kompanisë Ualt Disney.
Fal vizionit të tij të pamat Apple nxorri në treg shumëngjyrëshin imac ipodin dhe iphone. Pas kompjuterit me sistem unik operativ vjen dhe seria e Ibook, në 2006 e zëvendësuar me MacBook. Por ndërsa gjenia kreative vazhdonte, vetë vizionari ishte i sëmurë. Në 2003 u diagnostikua me një formë të rrallë tumori në pankreas, në 2004 iu nënshtrua operacionit të parë, në 2009 transplatoi një mëlçi të re. Prezantimi i iPad 2, në mars të 2011 dhe e Icloud në gusht janë të fundmit shfaqje të tij në publik. Tashmë, është ndarë nga jeta përgjithnjë e mes nesh mungon gjeniu që u ktheu të rriturve sërish fëmijërinë me lodra të shtrenjta por gjithnjë të jashtëzakonshme, njeriu që na vendosi nëpër xhepa këngët e preferuara, fotot dhe videot që nuk do të donim ti humbisnim kurrë, lajmet në kohë reale e internetin, shpikësi që u dha ëndrrave tona përmasa dixhitale.
Delina Bitraku