Mbeshteje per KFOR Rasmusen Slejojme kthimn e dhunes
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë rikonfirmuar edhe një herë, në takimin e tyre të së mërkurës në Bruksel, përkushtimin për të vazhduar misionin e KFOR-it në Kosovë. Duke folur pas këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë se KFOR-i prej 12 vjetësh është i suksesshëm dhe ka siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë. “Ne nuk do të lejojmë kthimin e dhunës nga e kaluara”, është shprehur Rasmusen, duke thënë se në ngjarjet e fundit, KFOR-i kishte vepruar me kujdes në kuadër të mandatit që ka.
Rasmusen ka folur gjithashtu edhe për bashkëpunimin e EULEX-it, si diçka kyçe për të ruajtur stabilitetin në Kosovë, dhe e ka quajtur këtë bashkëpunim shumë të mirë. Mirëpo, Rasmusen ka thënë se një progres më i madh në aspektin politik nevojitet në Kosovë, prandaj, sipas tij, të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut.
Juli Prifti