Regjistrimi Idrizi Greqia manipuloi procesin

Partia për drejtësi, Integrim dhe Unitet thotë se faktorë të caktuar rajonal në veccanti Greqia po tentojnë të manipulojnë procesin e regjistrimit të popullsisë. Kryetari Shpëtim Idrizi tha se dorëzimi i formularëve të fotokopjuar në konsullatën greke, dëshmon një gjë të tillë që është në kundërshtim me ligjin shqiptar.
"Nëse të dhënat e procesit do rezultojnë nën pritshmëritë e tyre, ata do të thonë se procesi është i manipuluar, nëse do të ketë të dhëna brenda pritshmërive të tyre, atëherë ata do të pranojnë procesin. Këtë e tregojnë dhe qëndrimet e ndryshme të zërave brenda minoritetit, apo dhe angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë. Ne i bëjmë thirrje organeve kompetente që të marrin gjithë masat e duhura që ky njeri të mos zhvillojë veprimtarinë e vet antishqiptare", tha Shpëtim Idrizi, Kreu i PDIU.
Një ditë më parë, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu foli për regjistrim edhe të pronave të çamëve në shtetin grek. Por kjo ide është cilësuar nonsens nga Shpëtim Idrizi.
"Shqiptarët e Camërisë jo vetëm i dinë, pronat, shtëpijat, lugët e pirunjtë që kanë lënë në atë gjenocid, por disa studiues aty duhet ti kishin thënë atij personit se që në vitin 1946 në konferencën e parë antifashiste came janë evidentuar të gjithë pronat e shqiptarëve të Camërisë", vijoi Idrizi.
Censusi ka nisur prej 1 tetorit, pas një fushate të gjatë që grupe të ndryshme interesi zhvilluan kundër tij. Procesi është kundërshtuar nga përfaqësuesit politikë të minoriteteve, por edhe nga Aleanca Kuqezi. Deri tani anketuesit në terren kanë regjistruar rreth 21 përqind të popullsisë dhe banesave.
Taulanta Boja