E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet legjenda Panajot Pano

Ai u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhej për një vizitë familiare tek e bija. Ish-sulmuesi që mori famë tek ekipi i Partizanit lindi më 7 mars 1939 në Durrës dhe gjatë karrierës 18-vjeçare si futbollist luajti 24 ndeshje me fanellën e Kombëtares. Me Partizanin Pano fitoi katër kampionate dhe pesë kupa.Gjithashtu ai është nderuar me çmime si “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Punës i Klasit të Parë”, “Urdhri Naim Frashëri i Klasit të tretë”, “të dytë” e “të parë” dhe medalja “Urdhri i Meritës” për 100 vjetorin e FIFA-s. Por, nderimin më të madh Panajot Pano e ka marrë më 6 mars 2009, kur është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me titullin “Nderi i Kombit”, hera e parë që një futbollist merr një nderim të tillë. Menjëherë pas lajmit, reagimi i parë ka ardhur nga presidenti i Republikës, Bamir Topi. “Dëshiroj t’ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të pazëvendësueshëm, Panajotit tonë të shtrenjtë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Sportisti i rrallë, korifeu i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme, shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do mbetet ngahera i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve, do të vazhdojë të admirohet jo vetëm nga ata që e njohën personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por do të vazhdojë të kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar”, shkruan presidenti i Republikës në letrën dërguar familjarëve.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›