Ditëlindja e YouTube-s

Charlie McDonnell, ndoshta është tinejxheri më i famshëm për të cilin kemi dëgjuar. Ai vetëm sa ka ngjyrosur flokët më ngjyrë të kuqe, luan në instrumentin Ukelele dhe kalon shumicën e kohës pranë kompjuterit në dhomën e tij. Ky djalosh i zakonshëm 16-vjeçar që vjen nga Bathi dhe është “superstari” më i ri britanik i YouTubes.
Më shumë se 350 000 njerëz shkruajnë komente nëpër videot e tij, përderisa ai flet edhe për “Doctor Who” dhe revistën “Heat”, u përgjigjet pyetjeve të shikuesve dhe këndon këngët e tij. Katër të tretat e komentuesve të tij janë vajza. Këtë muaj, McDonell do të vizitojë Londrën për t’u takuar me shokët e tij më të mirë, të cilët i ka takuar në YouTube. Dhe këtë nuk a ka bërë me ndonjë menaxher apo agjent, sepse ai është duke fituar mjaft famë nga YouTube. Për të, faqja është vetë jeta.
YouTube mbushi pesë vjet të premten. Faqja mban vendin e tretë të ueb-faqeve më të shikuara në botë dhe është pas Google dhe Facebook. Përdoruesit e tij shkarkojnë një milion video për çdo ditë. Faqja është revolucion për marketing, transmetim, muzikë dhe për media; që po ashtu na ka ndryshuar të gjithëve.
YouTube ka ndryshuar Grodon Brownin. E ka bërë atë të qeshë. E ka bërë të tmerrshëm. YouTube ka ndryshuar mënyrën se si flasim ne me njëri-tjetrin. Ai është konfrontuar me absurditetin e jetës së vërtetë.
Njerëzit vendosin video personale online në Youtube. Por, dikur papritur dikush postoi klipe, ku Janet Jackson aksidentalisht ka ekspozuar gjoksin e saj gjatë ndeshjes së “Super Bowl” në vitin 2004 dhe ata ishin tre themeluesit e YouTubes, Karim, Chad Hurley dhe Steve Chen, krijuan një sajt që për herë të parë mundësonte edhe shkarkimin e videove me përmbajtje të njëjtë.
YouTube papritur bëhet pjesë e jetës sonë. Përdorues të rinj regjistrohen dhe shkarkojnë video edhe nga iPod Nano. Ky muaj, shumë shpejt pasi YouTube u bë njëri prej sajteve më fitmprurëse, faqja arriti që të këtë shkarkime deri në dy milionë video në ditë, dy muaj më vonë kishte transmetuar 25 milionë video. Sot ka më shumë se një miliard video të postuara në të.
Google ka nënshkruar një marrëveshje me YouTube në tetor të vitit 2006, duke e bërë kështu njërin prej sajteve më të nxehta në botë, e që marrëveshja ishte afërsisht 1.65 miliard dollarë. Sikurse rrjetet e tjera sociale mediatike, kjo paraqet kohën e Web 2.0, që përdoret kryesisht për YouTube. Përdoruesit nuk shikojnë video eksplicite, ata iu bashkohen vetëm atyre që imitojnë, bëjnë humor, shpotisin dhe përkujtojnë klipet e tyre nëpër dekada. Nëpërmes YouTubes, shumica e përdoruesve janë bërë edhe njerëz virtualë.
“Mos harroni se sa efekt universal mund të këtë një video që transmetohet në çdo vend”, thotë David Rowan, redaktor në revistën “Wired UK” dhe njeriu i cili për herë të parë përmendi YouTube në mediat britanike. “YouTube ka ndihmuar për të shkatërruar barrierën që ka ekzistuar te ne, më shumë se sa postimi i tregimeve nëpër vende dhe sajte të ndryshme”.
McDonnel postoi videon e parë në prill të 2007-s pasi ishte mësuar për ta bërë këtë. Kur djaloshi i ri 16-vjeçar u vesh me një kostum, filloj të flasë me një aksent shik dhe para vetes kishte një filxhan çaji dhe postoi një video që quhej “How to be English”, e që u bë një hit.
“Kam marrë komente nga njerëzit të cilët më pyesnin, ‘Se si është të jesh i famshëm?”, thotë McDonnel. “Por, unë ende jam një djalë që ulem në dhomën time dhe bisedoj me kamerë, sepse kështu jam unë”.
Ai, megjithatë është i njohur kur del në rrugë – kështu që ai u premton shikuesve se së shpejti do të bëjë diçka të re. Kjo është mënyra më e lehtë se si ai ka bërë shikues. “Jam më shumë i lumtur sesa që kam qenë, sepse kjo gjë ma ka ndryshuar jetën”.
Për shumëkënd, faqja është më shumë sesa një relaksim kur njeriu të premten lirohet nga puna: është terapi. Brian Nessel, një 37-vjeçar nga Amerika e Mesme, thotë se nëpërmes faqes YpuTube ka kuptuar për vdekjen e djalit të tij të rrëmbyer. “Kjo ueb-faqe, ky komunitet më ka ndihmuar që të vij përsëri në jetë dhe për këtë ka një gjë shumë speciale”, citohet të këtë thënë ai për klipet nga Wesch.
Të gjithë industritë konvencionale, televizioni, janë duke u kërcënuar me të madhe nga kultura e të rinjve në YouTube. Më shumë se gjysma e videove janë të personave nga mosha 18 deri në 24 vjeç dhe shumica e publikut të tyre janë të një moshe të re. McDonell për shembull pothuajse asnjëherë nuk e shikon televizionin, në përjashtim të serialit “Doctor Who”. “Është më shumë argëtuese të jesh pjesëmarrës, të jesh pjesë e një komuniteti nga dhoma juaj e fjetjes sesa të jesh konsumator i një televizioni”, thotë ai.
“Kur YouTube filloi që të jetë interesant para pesë viteve”, thotë Bell, “ishte një horror për botën e transmetueseve, të cilën gjë ata e shihnin si një gjë të tmerrshme, restriktive, gjë që ka filluar të bëhet”. Tani, thekson ajo, kur dëshirojmë të shikojmë diçka interesante, ne e shikojmë në YouTube, pasi që është më mirë sesa ta shikojmë atë në televizion dhe më lirë po ashtu.
Por kush po paguan për këtë kulturë të re ekonomike? Cinikët thonë se YouTube është bërë i modës së vjetër, pasi që lëshon vetëm gjëra që kanë të bëjnë me televizionin, muzikën dhe industrinë e filmit, por që njerëzit e tyre nuk kanë fituar aq shumë para. Të famshmit e YouTubes dëshirojnë të dinë se a do të paguhen për klikimet e tyre – dhe për të gjithë nuk ka shumë përgjigje.
Një muaj më parë, një aktor me punë, 23-vjeçar dhe humoristi Matt Lacey kishte vendosur një vazo me lule në një oborr të shokut të tij dhe e kishte xhiruar një film me emrin Gap Yah. Ai e kishte shkarkuar skeçin e tij, i cili gjatë rrugës së tij dhe ishte futur në librin e humoristëve që quhet “The Unespected Items”. “Ishte aty për dy javë. Mendova, oh Zot, ishte a do të ishte një gjë e mirë – ndoshta nuk do ta shikojnë një milion, por së paku 1000”, thotë ai. Pesë javë më vonë, klipi i tij ishte klikuar 30 000 herë në ditë, ndërkaq tani videoja e tij është parë më shumë se një milion herë.
“Tani ajo ka marrë famë në gjithë botën dhe atë krejtësisht jashtë kontrollit tim”, thotë Lacey, zëri i të cilit tingëllon i habitur. Videoja e tij duket si një “përkujtim për kulturën”. “Njerëzit e dërgojnë atë nga llogaritë e tyre, duke e shpërndarë atë ndonjëherë si virus apo në forma të ndryshme”, thotë ai.
Nëse YouTube vazhdon me të njëjtin ritëm edhe vitet që vijnë dhe nëse vazhdon kështu pa paguar njerëzit, atëherë tre shokë duhet të bashkohen edhe një herë. Rowan thotë se YouTube do të jetë një faqe, e cila do të këtë luftë me Googlen, pasi që është bërë edhe një portal ku mund të paraqitësh edhe video të mobilit. Wesch, Bell dhe Erik Huggers, të gjithë redaktorë të teknologjisë në BBC, thonë se të gjitha versionet e YouTube do të na dërgojnë te diçka e re - që do të na mahnitë të gjithëve. (The Guardian)