E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet poeti Din Mehmeti

In Memoriam

Nderroi jete mbremjen e se enjtes ne moshen 78-vjecare poeti Din Mehmeti. I lindur ne vitin ne vitin 1932 ne fshatin Gjocaj te Junikut ai studioi per gjuhe dhe letersi shqipe ne Universitetin e Beogradit. Per shume vite ka qene profesor ne Shkollen Pedagogjike te Gjakoves. Ne Gjakove do te mbahet nje ceremoni perkujtimore ndersa varrimi do te behet ne varrezat e qytetit ne Gjakove. Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe nje drame Din Mehmeti njihet kryesisht per poezine e tij figurative e cila eshte botuar qe nga viti 1961 deri ne vitin 1999 ne 16 vellime. Poezine e pare e botoi ne vitin 1949 ne revisten letrare Jeta e re. Vepra me te njohura te tij jane Ne krahet e shkrepave 1961 Rini diellore 1966 Dridhjet e drites 1969 Heshtja e kallur 1972 1974 Fanar ne furtuna 1981 Prape fillimi 1996 Klithme eshte emri im Tirane 2002 Mos vdis kur vdiset 2001.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›