Oliver Zille Shume libra pak treg
Presidenti i Panairit te Lajpcigut eshte ne kerkim te letersise se mire shqiptare. I ftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare Zille po sheh mundesine qe Shqiperia te perfaqesohet ne Panairin e Lajpcigut vitin e ardhshem dhe te vendoset nje bashkepunim afatgjate mes dy vendeve per shkembime letrare
Oliver Zille ka ardhur me nje mision ne Panairin e Librit ne Tirane. Presidenti i Panairit te Lajpcigut eshte ne kerkim te letersise se mire shqiptare. I ftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare Zille po sheh mundesine qe Shqiperia te perfaqesohet ne panairin e vitit te ardhshem te Lajpcigut. Une vij per here te pare ne Tirane dhe ne Shqiperi. Panairi i organizuar ketu eshte i kendshem plot njerez dhe plot jete. Jam i habitur per mire dhe ndoshta ky ishte nje imazh i Shqiperise qe nuk e njihja. Me pelqejne edhe librat e botuar jane shume profesionale dhe interesante thote Zille ndonese kete vit ka me pak tituj te rinj se heret e shkuar dhe nje program me te varfer aktivitetesh. Ne fakt vizita e tij ne Tirane shkon pertej nje prezantimi te Shqiperise ne panairin e Lajpcigut. Zille i cili pati edhe nje takim me ministrin e Kultures z. Ferdinand Xhaferaj shprehet se do te perpiqen qe ne bashkepunim me MTKRS-ne dhe Shoqaten e Botuesve te krijojne nje marredhenie dhenie-marrjesh mes letersise se dy vendeve. Qarkullimi i librit ne vendet europiane apo edhe ballkanike eshte ende nje problem i pazgjidhur. Ne po shikojme per shkrimtare te rinj qe ti prezantojme per lexuesin gjerman e po ashtu edhe per shtepi botuese qe te perfaqesojne Shqiperine ne Panairin e vitit te ardhshem ne Lajpcig dhe ne tregun gjerman per te nisur nje bashkepunim te gjere. Lexuesi gjerman thuajse nuk e njeh fare letersine shqiptare pervecse Kadarese prandaj ne jemi ketu per te ndryshuar kete raport thote Zille. Ne diten e dyte te panairit sheh njerez qe hyjne e dalin te disa stenda ndalojne me gjate e te te tjerat me jo. Ndonese ne stenda te caktuara sheh ndonje ulje 20 diku edhe 50 per libra te caktuar keto dy vitet e fundit jane ofruar gjithnje e me pak tituj te rinj fenomen qe botuesit e kane lidhur me krizen ekonomike. Ne debate vete studiuesit shqiptare te letersise kane shtruar pyetjen e vlerave letrare shqiptare per te care ne tregun europian te librit. A ka kritere per te qene pjese e panairit te Lajpcigut Zille thote se nuk ka asnje kriter te prere qarte. Ne po shikojme per letersi te mire dhe letersia e mire nuk varet nga kombesia apo nga vendi. Mjafton qe veprat te kene nje gjuhe letrare komunikuese qe ti percjelle lexuesit nje realitet te caktuar. Kemi pare autore interesante perfshire edhe te rinj qe mund te perfshihen ne tregun gjerman te librit shprehet ai. Si drejtues i nje prej panaireve te medha Zille mendohet vetem nje hop kur e pyet se cili eshte problemi me aktual me librin. Problemi kryesor eshte ta dergojme librin te lexuesi. Vetem ne Gjermani cdo vit ka 100 mije tituj te rinj librash por qe nuk arrijne te nje lexues i gjere. Tregu yne eshte kryesisht Gjermania dhe Ballkani. Problemi i dyte eshte sjellja e letersise nderkombetare permes perkthimeve te lexuesi ndaj dhe prania jone ketu eshte nje hap ne kete drejtim thote Oliver Zille.