Shuhet regjizori Hysen Hakani, sot zhvillohen homazhe

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare regjisori dhe skenaristi Hysen Hakani, i konsideruar si një nga pionerët e kinemasë shqiptare.
Sot do të mbahen homazhe në nderim të një prej korifejve të regjizurës shqiptare prej orës 10:00 deri në orën 12:00 në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Regjizori Hakani u nda nga jeta të hënën në mbrëmje pas një sëmundje të gjatë Ai u lind në Berat në vitin 1932. Në karrierën e tij artistike renditen filma që kanë bërë historinë e kinemasë vendase, mes të tjeresh “Debatik” bashkëregjisor me Gëzim Erebarën, më pas “Toka jonë”, “Njësiti gueril” etj.
Përpos kinemasë, ai është marrë edhe me letërsi, duke shkruar disa libra. Hysen Hakani është regjizori i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë.