Skandal në Francë, Fillon ka udhëtuar me avionin e Mubarakut

Pas ministres se jashtme franceze, Michele Alliot-Marie, e cila pranoi një udhëtim me avionin e një biznesmeni, miku të ngushtë të presidentit tunizian, në Paris shpërthen një skandal tjetër.
Kryeministri francez François Fillon i ka kaluar pushimet gjatë Krishtlindjes së fundit në Egjipt, si i ftuar i presidentit Mubarak i cili i ka vënë në dizpozicion edhe një avion të flotës qeveritare. Hosni Mubarak, i cili po përballet me protesta masive kundër qeverisë së tij, pagoi gjithashtu edhe për akomodimin e Fillonit gjatë pushimeve.
Ndërkohë, ministrja franceze e Punëve të Jashtme është përballur me kërkesa për dorëheqje pikërisht për faktin se ka përdorur një avion biznesmeni tunizian gjatë kryengritjes së popullit atje. Kryediplomatja franceze Michele Alliot-Marie, ka shprehur keqardhjen për veprimet e saj.
Burime nga kabineti qeveritar francez bëri me dije se Kryeministri francez, Francois Fillon, udhëtoi në Egjipt me familjen e tij ndërmjet dative 26 dhjetor dhe 2 janar.
Në komunikatën e lëshuar të martën nga zyra e kryeministrit, thuhet se nuk është e pazakontë që gjatë udhëtimeve jashtë shtetit të përdorin akomodimin zyrtar nga vendet pritëse. Gjithashtu nuk është një shenjë korruptimi që një kryeministër të pranojë të udhëtojë me mjete të qeverisë egjiptiane.