Një vajzë për shtëpinë Beckham

Angli, 9 Shkurt NOA – Më në fund vajza e shumë dëshiruar ka mbërritur. Ose e thënë më mirë do të vijë gjatë verës së ardhshme. Për momentin Victoria dhe bashkëshorti i saj David Beckham janë duke gëzuar këtë lajm dhe kjo falë analizave të fundit.
Lajmi është zbuluar nga e përditshmja britanike, “The Sun”. Ish pjesëtarja e Spice Girl e ka kërkuar dëshpërimisht, një vajzë dhe kjo pas lindjes së tre djemve.
“Kjo është shtatzënia e fundit që çifti kishte dëshiruar”, – tha një mik i afërt i çiftit për të përditshmen britanike. Me sa duket Posh ka qarë me lot gëzimi pas njoftimit të mjekëve.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeFaktori Berisha, në zgjedhjet kosovareArrestohet Albin Kurti, lideri i VetevendosjesRama: Skandali Meta, një rast i pashkëputur nga qeverisja e kusarëveGrabitet nga persona të armatosur filiali i bankës BKT në rrugën “Myslym Shyri”G99, Veliaj në Krujë: Koha e atyre që qeverisin sot ka mbaruar Lidhje: Beckham, familja, vazje