E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet sopranoja Nina Mula

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së enjtes në moshën 80-vjecare sopranoja e njohur e operas shqiptare Nina Mula.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës, të cilët kanë saktësuar se zonja Mula vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Familjarët kanë njoftuar gjithashtu se homazhet në nder të sopranos do të mbahen nga ora 11:00 të ditës së premte në ambjentet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Sopranoja Nina Mula është vlerësuar me një sërë cmimesh gjatë karrierës së saj, mes të cilëve spikasin urdhëri “Naim Frashëri”, titulli “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe “Artiste e Merituar.

E lindur në Rusi, ajo u njoh në vendin e saj me artistin shqiptar Avni Mula, teksa ky i fundit ndiqte studimet në Bashkimin e atëhershëm Sovietik.

Lidhja e tyre solli në jetë Inva Mulën, sopranoja shqiptare që me zërin e saj ka debutuar me sukses në operat më prestigjoze të të gjithë botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›