E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet vatra e zjarrit në fshatin Hekal të Mallakastrës

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informon se vatra e zjarrit në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër, është shuar plotësisht.

Sipas AKMC-së, zjarri përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa në operacion u angazhuan emergjencat civile, shërbimet zjarrfikse vendore.

AKMC thekson se “situata u ndoq në koordinim me Prefekturën e Qarkut Fier dhe strukturat vendore”.

Në operacionin e izolimit dhe shuarjes së zjarrit u angazhuan menjëherë forcat e emergjencave civile dhe shërbimet zjarrfikëse vendore. Ndërhyrja e shpejtë në terren bëri të mundur lokalizimin e vatrës dhe shmangien e dëmeve më të mëdha.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›